![“Para syve të gjithë botës, të gatshëm e krenarë” – Albin Kurti fjalë të mëdha për ekipin olimpik të Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2024/July/27/200x200_IMG_57701722036153.png)
Peja e Trepça synojnë sot fitoret e radhës
![Peja e Trepça synojnë sot fitoret e radhës](/uploads/kosova-sot/images/2023/September/30/auto_Basketboll-600x3601696059128.jpg)
Java e 12-të e Superligës së Kosovës në basketboll do të mbyllet sot, pasi të jenë zhvilluar dy ndeshjet e para.
Fillimisht, nga ora 17:00 do të takohen Istogu dhe Peja. Ndeshja do të zhvillohet në palestrën “Karagaçi”, me Istogun në cilësinë e vendasit.
Istogasit kanë një fitore e dhjetë humbje, ndërsa kampionët e Kosovës tani renditen në vendin e dytë me tetë fitore e tri humbje.
Ndeshja e fundit e kësaj xhiro do të zhvillohet në “Minatori”, me liderët e tabelës, Trepçën, që pret Proton Cable Prizrenin.
Mitrovicasit kanë bilanc prej nëntë fitoreve e dy humbjeve, kurse prizrenasit kanë katër fitore e shtatë humbje.
(Kosova Sot Online)