E ardhmja e Ibrahimovic do të jetë sërish bota e futbollit

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 11:41
E ardhmja e Ibrahimovic do të jetë sërish bota e futbollit

Zlatan Ibahimovic u tërhoq nga futbolli këtë verë në moshën 42-vjeçare.

Megjithatë, e ardhmja e ish-sulmuesit do të jetë sërish bota e futbollit me drejtuesit e Milan që po negociojnë rikthimin e tij me ngjyrat kuqezi.

Së fundmi, është vetë suedezi i cili për Sky Sport, pranoi bisedimet me ish-klubin e tij ndërsa theksoi se duhet ende kohë që palët të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Nuk e di ende se për çfarë roli në klub bëhet fjalë. Për momentin jemi duke biseduar, por mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë”, tha Ibra.

Nga ana tjetër, tifozeria kuqezi e pret me padurim një rikthim të idhullit të tyre në klub aq më tepër kur në këtë sezon rezultatet dhe vazhdimësia e kanë penalizuar shumë skuadrën.

(Kosova Sot Online)