Drita triumfon në derbin ndaj Gjilanit, Feronikeli ’74 mposht Dukagjinin

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 15:09
Drita triumfon në derbin ndaj Gjilanit, Feronikeli ’74 mposht Dukagjinin

Me dy ndeshjet e zhvilluara sot është mbyllur edhe javë e 17-të dhe e parafundit për stinorin vjeshtor në Superligën e Kosovës.

Drita triumfoi në derbin ndaj rivalit lokal, Gjilanit, me rezultatin minimal 0:1.

Kjo ndeshje u vendos në pjesën e dytë, me golin e Blerim Krasniqit (67′).

Drita pas kësaj fitore ka 31 pikë dhe renditet e dyta në tabelë, aq sa ka edhe Llapi si i treti. “Intelektualët” mbeten shtatë pikë prapa liderit, Ballkani, që ka një ndeshje më pak.

Gjilani tani ka zbritur në pozitën e tetë me 17 pikë të grumbulluara.

Me një gol u vendos edhe sfida në “Rexhep Rexhepi”, me Feronikelin ’74 që triumfoi 1:0 ndaj Dukagjinit.

Autor i golit të vetëm dhe të fitores për skuadrën nga Drenasi ishte Florent Avdyli (34′).

“Nikli” pas kësaj fitore ka 18 pikë dhe tani renditet i shtati në tabelë.

Dukagjini mbetet i gjashti me 21 pikë. 

(Kosova Sot Online)