Chelsea mposhtet nga Evertoni

  • A.P /
  • 10 December 2023 - 17:08
Chelsea mposhtet nga Evertoni

Chelsea e ka pësuar humbjen e shtatë në Premierligë.

Blutë e Londrës pësuan sot 2:0 në udhëtim ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 16-të në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar, kurse për 67 minuta në fushë ishte Armando Broja që nuk arriti të lërë gjurmë.

Goli i parë erdhi në minutën e 54-të kur Doucoure realizoi.

Chelsea më pas u vërsul drejt sulmit me të gjitha forcat, por nuk arriti të realizonte.

E në minutat shtesë, Dobbin shënoi për 2:0 dhe fitoren e madhe të Evertonit

Me këtë fitore, Evertoni tani ka 13 pikë në vendin e 17-të, pas heqjes së 10 pikëve nga Federata angleze e futbollit.

Në anën tjetër, Chelsea mbetet i 12-ti me 19 pikë gjithsej.

(Kosova Sot Online)