Lajm shokues! Në moshën 34 vjeçare vdes ish futbollisti i tetovar

  • S.A /
  • 11 December 2023 - 12:20
Lajm shokues! Në moshën 34 vjeçare vdes ish futbollisti i tetovar

Një lajm shokues mëngjesin e sotëm ka habitur të gjithë botën e futbollit në rajon, pasi në moshën 34 vjeçare është ndarë nga jeta ish futbollisti i Shkëndijës së Tetovës, Ivan Celikovic.

Lajmin e kanë bërë të ditur nga akademia e futbollit në vendlindjen e tij, Konavljanini, në të cilën kroati punonte.

Ivan Celikovic ishte pjesë e Shkëndijës nga viti 2017 deri në vitin 2018 dhe regjistroi 20 paraqitje me fanellën e kuqezinjëve.

Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për Lokomotivën e Zagrebit, Inter Zapreshicin, Solinin dhe Konavljaninin, në akademitë e të cilëve punoi deri në fund. 

(Kosova Sot Online )