Ja pse Barcelona nuk është e interesuar për shkëmbimin e Raphinhas me Sanchon

  • A.P /
  • 11 December 2023 - 20:53
Ja pse Barcelona nuk është e interesuar për shkëmbimin e Raphinhas me Sanchon

Barcelona raportohet se nuk planifikon të nënshkruajë me Jadon Sanchon në afatin e janarit.

Erik ten Hag ka vendosur për të ardhmen e lojtarit tashmë, dhe me pranimin klubit, ata do të synojnë për të rikuperuar 85 milionë eurot që shpenzuan për transferimin e tij.

Pas kësaj ishte raportuar se nga Manchester United i ishte ofruar Barcelonës një marrëveshje shkëmbimi.

Megjithatë, sipas “Mundo Deportivo”, kjo nuk është në planet e “Blaugranëve” për afatin kalimtar dimëror, pasi Sancho nuk është një prej atyre lojtarëve që u intereson.

Së bashku me këtë është edhe fakti që Raphinha konsiderohet si “i paprekshëm” aktualisht.

Barcelona do të konsiderojë një shitje vetëm në afatin kalimtar të verës dhe do të duhet një ofertë e madhe për ta shitur brazilianin. Arsyeja e vetme për ta shitur atë do të ishte përmirësimi i skuadrës në tërësi.

Vlen të kujtohet se drejtori sportiv i Barcelonës, Deco, është gjithashtu ish-agjenti i Raphinhas dhe ndërmjetësoi transferimin e tij nga Leeds United te Barcelona për 58 milionë euro verën e kaluar. 

(Kosova Sot Online)