Afër fundit të karrierës, Messi dhe Ronaldo do të përballen mes vete edhe më 1 shkurt

  • S.A /
  • 12 December 2023 - 08:46
 Afër  fundit të  karrierës, Messi dhe Ronaldo do të përballen mes vete edhe më 1 shkurt

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo do të përballen përsëri, ndoshta për herë të fundit në karrierë, transmeton "Kosova Sot Online".

Inter Miami konfirmoi sonte se do të marrë pjesë në Riyadh Season Cup, një lajm që ishte paralajmëruar edhe nga zyrtatët sauditë më 21 nëntor, në kuadër të fazës parasezonale të klubit amerikan. 

Inter Miami do të luajë me Al-Hilal më 29 janar 2024, ndërsa më pas, më 1 shkurt do të përballet me Al-Nassrin e Ronaldos, i cili aktualisht është golashënuesi më i mirë në Saudi Pro League.

Messi dhe Ronaldo janë përballur 35 herë mes vete me klube dhe me Kombëtaret e tyre.

Messi ka fituar 16 herë, kurse Ronaldo 10 herë, derisa 9 ballafaqime të tjera mes tyre kanë përfunduar baras.

Messi i ka shënuar 21 gola dhe i ka bërë 12 asistime në ato ndeshje.

Kurse, Ronaldo i ka 20 gola dhe 1 asistim në duelet me Messin, pjesa dërrmuese e së cilave ishin në “El Clasicon”, Real Madrid – Barcelona.

Duke e marrë parasysh moshën e tyre të shtyrë dhe faktin se njëri luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tjetri në Arabinë Saudite, kjo mund të jetë përballja e fundit mes dy prej lojtarëve më të mirë në histori të futbollit. 

(Kosova Sot Online )