Dybala goditet nga një tjetër lëndim

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 18:30
Dybala goditet nga një tjetër lëndim

Testet e kryera nga Paulo Dybala kanë treguar për një lëndim në kofshën e majtë, që do të thotë se sulmuesi argjentinas do të rikthehet në aksion në vitin 2024.

Ai do t’i mungojë Romës në ndeshjet kundër Napolit dhe Juventusit.

“La Joya” u detyrua të dilte nga fusha në pjesën e parë në ndeshjen ndaj Fiorentinas të dielën.

“Sky Sport Italia” kishte raportuar të hënën se lëndimi i Dybalas nuk dukej i rëndë kështu që sulmuesi argjentinas pritej të humbiste ndeshjet kundër Sheriff dhe Bologna , duke u rikthyer potencialisht në fushë më 23 dhjetor, në një ndeshje në Serie A në shtëpi me Napolin.

Megjithatë, argjentinasi iu nënshtrua ekzaminimeve mjekësore të martën pasdite dhe disa raportime në Itali, duke përfshirë “Calciomercato”, pretendojnë se ai nuk do të kthehet në aksion këtë vit.

Sipas raportimeve, ekzaminimet nxorën në pah një dëmtim në kofshën e majtë të sulmuesit, kështu që 30-vjeçari do të detyrohet të jetë jashtë për të paktën tre javë.

Kjo do të thotë se Dybala do të mungojë edhe në ndeshjet kundër Napolit dhe Juventusit.

Paulo Dybala ka katër gola dhe gjashtë asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, por tashmë ka humbur nëntë ndeshje për shkak të lëndimeve në sezonin 2023/24.

(Kosova Sot Online)