Simeone paralajmëron rikthimin në Itali

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 19:15
Simeone paralajmëron rikthimin në Itali

Diego Simeone beson se një ditë do të kthehet në Serie A.

“El Cholo” u paraqit sot në konferencën për media sot, në prag të ndeshjes së Atletico Madridit ndaj Lazios në Ligën e Kampionëve.

Simeone mes tjerash tha se i pëlqen Italia dhe se beson që do të kthehet aty një ditë.

“Më pëlqen shumë Italia, me siguri do të kthehem një ditë. Jam i bindur se një ditë do të kem një shans të kthehem në Itali, jam i sigurt për këtë”, tha argjentinasi.

Simeone si futbollist ka luajtur për Pisa, Inter dhe Lazio në Serie A, ndërsa periudha e tij në Catania në 2011 ishte përvoja e tij e vetme në ligën më të lartë të Italisë si trajner.

(Kosova Sot Online)