Manchester United do të zhvillojë sonte përball me Bayern Munich

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 19:54
Manchester United do të zhvillojë sonte përball me Bayern Munich

Manchester United do të zhvillojë sonte ndeshjen vendimtare në Ligën e Kampionëve.

Megjithatë, “Djajtë e Kuq” nuk do ta kenë aspak të lehtë pasi do të përballen me Bayern Munichin.

Kjo ndeshje i takon xhiros së gjashtë dhe të fundit në Grupin A.

Manchester United është i fundit në këtë grup me vetëm 4 pikë të grumbulluara, andaj skuadrës angleze i duhet vetëm fitorja sonte.

Por, duhet theksuar se nuk varet gjithçka nga skuadra e Erik ten Hag, por edhe nga ndeshja tjetër e këtij grupi, mes Copenhagen dhe Galatasarayt.

Në anën tjetër, “Bavarezët” kanë siguruar kalimin në raundin tjetër të Ligës së Kampionëve si liderë të grupit.

(Kosova Sot Online)