Kosova shënon fitore ndaj Arabisë Saudite

  • A.P /
  • 12 December 2023 - 21:53
Kosova shënon fitore ndaj Arabisë Saudite

Kombëtarja e Kosovës në futsall ka shënuar fitore ndaj Arabisë Saudite në ndeshjen miqësore të zhvilluar sot.

Në ndeshjen e zhvilluar në Shkup, “Dardanët” e udhëhequr nga Agon Ramadani shënuan fitore me rezultat 2:1.

Ylli Mazreku dhe Drilon Maxharraj realizuan golat e fitores.

Pas kësaj ndeshje ekspedita e Kosovës do të zhvendoset në Budapest, atje ku do të luajë kundër Hungarisë dy ndeshje miqësore, më 14 dhe 16 dhjetor

(Kosova Sot Online)