Tetë skuadra konfirmuan kalimin tutje në Ligën e Kampionëve, katër tjera në Ligën e Evropës

  • S.A /
  • 13 December 2023 - 08:35
Tetë skuadra konfirmuan kalimin tutje në Ligën e Kampionëve, katër tjera në Ligën e Evropës

U zyrtarizuan edhe emrat e tetë skuadrave që do të vazhdojnë garën në Ligën e Kampionëve.

Sidoqoftë, ka skuadra që tashmë e kanë siguruar kalimin tutje në këtë garë, pavarësisht se ndeshjet e tyre të fundit në fazën e grupeve do t’i zhvillojnë sot.transmeton "Kosova Sot Online".

Gjatë  mbrëmjes së djeshme  u zhvillua xhiro e fundit në katër grupet e para.

Në raundin e 16-të si liderë të grupit sonte u konfirmuan: Bayern Munich (Grupi A), Arsenal (Grupi B), Real Madrid (Grupi C) dhe Real Sociedad (Grupi D).

Nga pozitat e dyta sonte kualifikimin siguruan: Copenhagen, PSV Eindhoven, Napoli dhe Interi.

Kurse në pozitat e treta, që dërgojnë skuadrat në “play-off” të Ligës së Evropës, u konfirmuan: Galatasaray (Grupi A), Lens (Grupi B), Braga (Grupi C) dhe Benfica (Grupi D).

Të mërkurën do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së fundit në grupet E, F, G dhe H. 

(Kosova Sot Online )