Edhe pas humbjes së ndeshjes nuk e humben shpresen, lojtarët e Chelseat u argëtuan në klubet e natës

  • S.A /
  • 12 December 2023 - 13:46
Edhe pas humbjes së ndeshjes nuk e humben shpresen, lojtarët e Chelseat u argëtuan në klubet e natës

Chelsea ka pësuar humbjen e shtatë këtë edicion në Ligën Premier pasi u mposht nga Evertoni me rezultat 2-0. Pas humbjes së Evertonit fundjavën e kaluar, lojtarët e Chelseat dolën në një lokal nate, sipas raportimeve në Telegraph dhe Athletic, transmeton "Kosova Sot Online". 

Pasi u kthyen në Londër nga Liverpool, lojtarët fillimisht shkuan në restorantin Bagatelle përpara se të shkonin në klubin e natës Tape.

Nata u organizua nga Reece James , i cili si kapiten donte të organizonte një ngjarje sociale të lidhur me ekipin për Krishtlindje. Lexo po ashtuLegjenda e Chelseat godet Armando Brojën dhe Conor Gallagherin: Nuk janë për të qenë pjesë e këtij klubi. Kapiteni i kërkoi trajnerit Mauricio Pochettinos miratimin pas ndeshjes dhe trajneri i dha dritën jeshile lojtarëve për të vazhduar planet e tyre.Kjo në Angli po konsiderohet si një skandal, për më tepër që lojtarët kanë marrë leje nga trajneri dhe argjentinasi e ka aprovuar një gjë të tillë. Chelsea është në vendin e 12-të në tabelë me vetëm 19 pikë dhe duket tejet e vështirë që të arrijnë një vend që i dërgon në garat evropiane sezonin e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )