Sonte do të kompletohet e teta e finales së Championsit, këto janë matematikat e kualifikimit

  • S.A /
  • 13 December 2023 - 11:06
Sonte do të kompletohet e teta e finales së Championsit, këto janë matematikat e kualifikimit

Sonte do të kompletohet e teta e finales së Ligës së Kampionëve. Krejt vëmendja sonte do të jetë e fokusuar tek grupet F dhe H, ku mbeten të hapura mundësitë e kualifikimit, në xhiron e fundit të fazës së grupeve, transmeton "Kosova Sot Online"

Në Grupin F, Borussia Dortmundi e ka siguruar kualifikimin, kurse për vendin e dytë po luftojnë tri skuadra, Paris Saint-Germaini me 7 pikë dhe Newcastle e Milani me nga 5.

Parisienët e shohin veten më afër kualifikimit, në krahasim me dy përcjellësit.

Dortmundi do të përfundojë në vendin e parë në grup nëse e shmang humbjen nga Parisi.

Ndërkohë, PSG-ja do të shkojë në të tetën e finales si fitues i grupit nëse e mposht sonte Dortmundin.

Parisienët do të përfundojnë të dytit në grup nëse barazojnë sonte dhe nëse Newcastle nuk e mposht Milanin.

Gjithashtu, PSG-ja mund të kalojë tutje edhe nëse mposhtet në Gjermani, por ndërkohë ndeshja Newcastle – Milan duhet të përfundojë baras.

Në të kundërtën, francezët do të përfundojnë në vendin e tretë dhe të përfundojnë në Ligën e Evropës.

Ndërkohë, Newcastle do të shkojë në të tetën e finales përmes vendit të dytë nëse e mposhtin Milanin dhe nëse PSG-ja nuk fiton kundër Dortmundit.

Newcastle do të përfundojë në vendin e tretë dhe do të luajë në Europa League nëse Bardhezinjtë dhe PSG-ja fitojnë sonte, ose edhe me një barazim eventual të Newcastlet ndaj “Rossoneri”.

Milani, nga ana e tij, i ka punët më së keqi.

Kuqezinjtë mund të shkojnë në fazën tjetër përmes vendit të dytë nëse e mundin ekipin e Premierligës sonte dhe nëse PSG-ja mposhtet nga Dortmundi.

Milani do të përfundojë në vendin e tretë dhe do t’i vazhdojë garat në Europa League nëse fiton sonte në Angli dhe nëse PSG-ja i shmanget humbjes në Gjermani.

Ndërkaq, në Grupin H, Barcelona e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales.

“Blaugrana” do të përfundojnë si liderë të grupit nëse e shmangin humbjen ndaj Antwerpit ose nëse Shakhtari nuk e mposht Porton sonte.

Nëse Barcelona humb dhe Shakhtari fiton, vendi i parë do të vendoset nga diferenca e golave, më pas golat e shënuar, e më pas golat më të shumtë të shënuar në udhëtim.

Porto do të shkojë në të tetën e finales përmes vendit të dytë nëse e shmang humbjen nga Shakhtari.

Ukrainasit ndërkohë do të kualifikohen nëse e mundin ekipin portugez.

Shakhtari madje mund të përfundojë edhe në vendin e parë nëse fiton sonte dhe nëse Barcelona humb.

Më pas, renditja finale do të vendosej përmes goldallimit.

Antwerpi i Arbnor Mujës i ka humbur gjasat tashmë dhe do të përfundojë në vendin e katërt.

Në Grupin E, Atletico Madridi dhe Lazio e kanë siguruar kualifikimin dhe sonte do të përcaktohen vetëm vendi i parë dhe i dytë, kurse Feyenoordi do të luajë në Ligën e Evropës.

Kurse, në Grupin G, Manchester City dhe Leipzigu kanë përparuar tutje.

Ndërsa, Young Boys do të luajë në Ligën e Evropës.

Pjesa dërrmuese e ndeshjeve të sontme do të nisin në orën 21:00. 

Image

(Kosova Sot Online )