Besiktasi i pezullon 5 futbollistë, reagon e shokuar menaxherja e lojtarit: U janë shkelur të drejtat

  • S.A /
  • 13 December 2023 - 12:58
Besiktasi i pezullon 5 futbollistë, reagon e shokuar menaxherja e lojtarit: U  janë shkelur të drejtat

Klubi i Besiktasit mori masa të forta kundrejt ecurisë së dobët të skuadrës, duke pezulluar 5 futbollistë: Vincent Aboubakar, Valentin Rosier, Eric Bailly, Rachid Ghezzal dhe Jean Onana, të cilët akuzohen për performanca të dobëta në fushën e blertë, transmeton "Kosova Sot Online".

Vendimi erdhi pas humbjes 1-3 në derbin përballë Fenerbahces.

Skuadra ku luan edhe Milot Rashica, renditet e pesta në kampionatin turk. Me 14 pikë më pak se vendi i parë që mbahet nga Fenerbahçe.

Ndërkohë që më shumë se zhgënjyese ka qenë paraqitje në grupin D të Conference League (vendi i fundit me vetëm 1 pikë).

Në lidhje me vendimin e drejtuesve për të lënë jashtë skuadrës 5 futbollistët, ka reaguar Rafaela Pimenta, menaxherja e Baillyt, ish-mbrojtësit të Manchester United, shkruan SS.

“Jemi të shokuar, u kapëm në befasi. Ne po përgatitim reagimin tonë, sepse e dimë që Eric nuk ka bërë asgjë të keqe. Të drejtat e futbollistit janë shkelur. Dhe ne do të sigurohemi që ato të drejta të mbrohen”, u shpreh Pimenta, e cila ka nisur nga puna për t’i gjetur një skuadër të re në janar 29-vjeçarit nga Bregu i Fildishtë.

(Kosova Sot Online )