Man City fiton me ekip të dytë

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 20:55
Man City fiton me ekip të dytë

Manchester City ka shënuar fitore 2:3 në udhëtim ndaj Crvena Zvezdës, në kuadër të xhiros së fundit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Kampioni në fuqi i Evropës hyri totalisht me ekip të dytë në këtë ballafaqim, por kjo nuk i pengoi të shënonin fitoren e gjashtë në po aq ndeshje në grupet e Ligës së Kampionëve.

Kësisoj Manchester City kualifikohet si i pari, kurse Leipzig si i dyti.

Young Boys mbesin në vendin e tretë dhe kualifikohen në fazën e nokautit të Ligës së Evropës.

Kurse, Crvena Zvezda si e fundit eliminohet nga garat evropiane.

(Kosova Sot Online)