Këto janë ekipet që vazhdojnë garën nga Liga e Kampionëve në atë të Evropës

  • A.P /
  • 13 December 2023 - 23:30
Këto janë ekipet që vazhdojnë garën nga Liga e Kampionëve në atë të Evropës

Ka përfunduar zyrtarisht faza e grupeve në Ligën e Kampionëve.

16 ekipe do të vazhdojnë tutje në fazën e nokautit në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Kurse, tetë ekipet e renditura në pozitën e tretë në grupet e tyre përkatëse nuk e mbyllin këtu aventurën evropiane, pasi që do të vazhdojnë në fazën e nokautit të Ligës së Evropës.

Galatasaray, Lens, Braga, Benfica, Feyenoord, Milan, Young Boys dhe Shakhtar Donetsk janë ekipet që do të vazhdojnë garën në Ligën e Evropës.

(Kosova Sot Online)