Bashkimi i Prizrenit bëhet me trajner të ri

  • S.A /
  • 14 December 2023 - 10:00
Bashkimi i Prizrenit bëhet me trajner të ri

Maqedonasi Aleksandar Joncevski është trajner i ri i klubit të basketbollit Bashkimi, transmeton "Kosova Sot Online ".

Prizrenasit e zyrtarizuan sot trajnerin e ri, i cili do të nisë qysh këtë javë punën me ekipin Portokalli.

Ai ka drejtuar kryesisht ekipe nga Maqedonia e Veriut, ndërsa së fundmi ishte edhe selektor i kësaj Kombëtareje. Joncevski do t’i drejtojë prizrenasit në ndeshjen e fundjavës kundër Trepçës.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e klubit të Superligës së basketbollit në rrjetet sociale.

(Kosova sot Online )