Ballkani po barazon me Dinamo Zagrebin

  • A.P /
  • 14 December 2023 - 21:55
Ballkani po barazon me Dinamo Zagrebin

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Dinamo Zagrebit dhe Ballkanit, e vlefshme për fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është ai i fillimit, 0:0.

E 0:0 është rezultati edhe në duelin tjetër të këtij grupi mes Plzen dhe Astanas.

Kujtojmë se Ballkani duhet të fitojë ndaj Dinamo Zagrebit dhe Astana të humb ose barazojë ndaj Plzen për t’u kualifikuar tutje.

(Kosova Sot Online)