Çmendet gjyqtari në Europa League, vrapon me këpucë në dorë për të mos e humbur aksionin

  • S.A /
  • 15 December 2023 - 13:37
Çmendet gjyqtari në Europa League,  vrapon me këpucë në dorë për të mos e humbur aksionin

Një episod kurioz ndodhi dje gjatë ndeshjes së Europa League mes portugezëve të Sporting Lisbonë dhe austriakëve të Sturm Graz (3-0).Protagonist i atij momenti disi qesharak ishte gjyqtari skocez Williams Collum, tr4ansmeton "Kosova Sot Online".

Përgjatë ndeshjes, gjyqtari ka ndjekur për një moment një aksion të lojës duke vrapuar me atlete në dorë.

Ai u përplas me një lojtar të ekipit mik, kapitenin Jon Gorenc Stankovic dhe humbi një nga atletet.

Gjyqtari skocez nuk hezitoi të ulej e të merrte atleten në dorë, duke vrapuar për të mos humbur aksionin sulmues që kishte nisur. Pasi u ndal aksioni, gjyqtari veshi sërish atletet për të rinisur lojën pas disa sekondash.

(Kosova Sot Online )