Futbollisti Driton Loku dënohet me 1 vit mos-lojë pasi grushtoi gjyqtarin

  • A.P /
  • 15 December 2023 - 17:46
Futbollisti Driton Loku dënohet me 1 vit mos-lojë pasi grushtoi gjyqtarin

Driton Loku është dënuar me 12 muaj mos-lojë nga Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Ky dënim ndaj futbollistit të Sharrit u shqiptua pasi ai në ndeshjen e Sharri-Prizreni grushtoi gjyqtarin kryesor.

Ai këtë sulm fizik e bëri pasi u përjashtua nga ndeshja me karton të kuq.

“Lojtari i KF “Sharri“, Driton Loku nr fanelle 18 dhe nr ID 022971M03. Në ndeshjen e xhiros së 16-të të Ligës së Dytë, Sharri-Prizreni ndëshkohet me karton të kuq (grushtim ndaj gjyqtarit kryesor). Bazuar në nenin 47 paragrafi 1 pika D të Rregullores disiplinore; Dënohet me 1 vit mos lojë sipas radhës organizuar nga FFK”, thuhet në njoftimin e FFK-së.


(Kosova Sot Online)