Taulant Seferi shkëlqen me golin e pestë në kampionat, por skuadra e tij vazhdon me humbjen e tretë radhazi

  • S.A /
  • 16 December 2023 - 10:10
Taulant Seferi  shkëlqen me  golin e pestë në kampionat, por skuadra e tij vazhdon me humbjen e tretë radhazi

Taulant Seferi gjen golin e tij të pestë në kampionatin elitar të Emirateve të Bashkuara Arabe. Sulmuesi 27-vjeçar realizoi golin e vetëm të ekipit të tij Bani Yas në humbjen 1-2 përballë Shabab Al-Ahli Dubai, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ishte minuta e 58-të kur Seferi, pasi kontrolloi një top brenda zonës gjeti mundësinë për të goditur, duke mos i dhënë asnjë mundësi portierit kundërshtar.

Gjithsesi, goli i 27-vjeçarit nuk mori vlerë, pasi Shabab Al-Ahli Dubai kishte realizuar më herët dy herë me të njëjtin autor Mateusao.

Për ekipin e Seferit kjo ishte humbja e tretë radhazi në kampionat, ecuri që e mban në mesin e tabelës me 13 pikë pas 10 javëve të para.

(Kosova Sot Online )