De Gea po shqyrton mundësinë e rikthimit në Premierligë, është në shënjestër të klubit të njohur

  • S.A /
  • 16 December 2023 - 08:45
De Gea po shqyrton mundësinë e rikthimit në Premierligë, është në shënjestër të  klubit të njohur

David de Gea raportohet se po shqyrton një mundësi për t’u rikthyer në Premierligë, transmeton "Kosova Sot Online ".

Spanjolli është ende pa klub, pas largimit të tij gjatë verës nga Manchester United, dhe ai mund t’i bashkohet një ekipi të ri edhe jashtë afateve kalimtare të transferimeve.

Pas largimit të tij nga “Old Trafford”, De Gea është vënë në shënjestër të ofertave nga Turqia dhe Spanja.

Këto lëvizje nuk u materializuan në një ofertë të fortë, së bashku me një refuzim të përfolur për një kalim në Arabinë Saudite. Një lidhje e raportuar me Inter Miami ende nuk është zhvilluar dhe sipas “Daily Mail”, 33-vjeçari po synohet nga Newcastle United në afatin kalimtar të janarit.“Magpies” thuhet se duan të sjellin një mbulim me përvojë për Nick Pope, i cili do të mungojë deri në mes të prillit për shkak të një lëndimi në shpatull.

Kësisoj, De Gea mund t’i bashkohet skuadrës së Eddie Howe në një marrëveshje afatshkurtër, deri në fund të sezonit 2023/24.

(Kosova Sot Online )