Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Dardan Cena nisin me fitore Kampionatin e Hapur Evropian

  • S.A /
  • 16 December 2023 - 11:45
Akil Gjakova, Nora Gjakova dhe Dardan Cena nisin me fitore Kampionatin e Hapur Evropian

Tre xhudistë të Kosovës e kanë nisur me fitore Kampionatin e Hapur Evropian të Xhudos, i cili po mbahet në Prishtinë. Nora Gjakova ka shënuar fitore ndaj finlandezes Pilha Matikainen për të kaluar në raundin tjetër, ku do të ndeshet me Kaja Kajzer.

Fitorja e Norës erdhi në kategorinë deri në 57 kilogramë, aty ku garon edhe Distria Krasniqi e cila kaloi në raundin tjetër pa lojë. Te meshkujt, në kategorinë deri në 73 kilogramë kanë shënuar fitore edhe Akil Gjakova dhe Dardan Cena. Gjakova mposhti në kohën shtesë kroatin Robert Klacar, ndërsa në raundin tjetër do të ndeshet me austriakun Lukas Reiter. Në anën tjetër, Cena fitoi ndaj finlandezit Valtteri Olin dhe në raundin tjetër do ndeshet me gjermanin Wandtke.

(Kosova Sot Online )