Aksidenti i rëndë në Prizren ku vdiqën tre të rinj, dy prej tyre ishin futbollistë

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 10:37
Aksidenti i rëndë në Prizren ku vdiqën tre të rinj, dy prej tyre ishin futbollistë

Një aksident me fatalitet ndodhi mbrëmë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Si pasojë, tre persona humbën jetën e tre të tjerë u lënduan.

Dy nga viktimat kishin qenë dikur edhe futbollistë të klubit të Gjakovës.

Ishte vet klubi që reagoi me një postim lidhur me këtë ngjarje.

“Lajm i kobshëm për të gjithë ne sonte humbën jetën tragjikishtë dy ishë futbollistët tanë Molos Delija dhe Lordi Syla.Ne si kryesi klubit Gjakova dhe futbollistët e të gjitha grupmoshave shprehim ngushllimet më të sinqerta dy familjeve DELIA dhe SYLA për humbjen e dy më të dashurve të tyre. Qofshit banorë të Xhehnetit Molos dhe Lordi”, thuhej ne njoftimin e tyre.

(Kosova Sot Online)