Arsenali fiton pastër ndaj Brightonit

  • A.P /
  • 17 December 2023 - 17:11
Arsenali fiton pastër ndaj Brightonit

Arsenali është rikthyer te fitorja në Premierligë pas humbjes ndaj Aston Villas javën e kaluar.

Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta triumfoi sot ndaj Brighton Hove & Albion, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Emirates” përfundoi me rezultatin e pastër 2:0.

“Topçinjtë”, që dominuan në tërësi në këtë përballje, golat e fitores i gjetën në pjesën e dytë.

Gabriel Jesus (53’) dhe Kai Havertz (87’) realizuan për londinezët.

Arsenali pas kësaj fitore ka 39 pikë dhe tani prin në tabelë, me një pikë më shumë se Aston Villa dhe dy më shumë se Liverpooli.

Gjithsesi, kjo renditje mund të ndryshojë pasi të ketë përfunduar derbi mes Liverpoolit dhe Manchester United, që luhet nga ora 17:30.

Ndërkaq, Brightoni bie në pozitën e nëntë me 26 pikë. 

(Kosova Sot Online)