La Liga dhe RFEF bien dakord të publikojnë bisedat mes gjyqtarëve dhe VAR-it

  • A.P /
  • 19 December 2023 - 21:08
La Liga dhe RFEF bien dakord të publikojnë bisedat mes gjyqtarëve dhe VAR-it

La Liga dhe Federata Mbretërore Spanjolle e Futbollit (RFEF) kanë arritur një marrëveshje për publikimin e audios nga bisedat midis gjyqtarëve dhe homologëve të tyre në dhomën VAR, duke filluar nga viti 2024.

Përmes një komunikate për media sot u bë e ditur se masat e reja do të hyjnë në fuqi nga raundi i dytë i aksionit të La Ligas vitin e ardhshëm kalendarik, duke prekur ndeshjet nga data 12 deri më 15 janar.

Masat e reja do të zbatohen edhe për Superkupën e Spanjës, e cila fillon më 10 janar me një përballje mes Real Madrid dhe Atletico Madrid.

Audioja nga vendimet që shqyrtohen do të publikohet vetëm pasi të ketë përfunduar xhiro dhe jo në kohën e drejtpërdrejtë.

Gjyqtarët janë kritikuar ashpër këtë sezon dhe vitet e fundit në La Liga, pavarësisht se kreu i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Luis Medina Cantalejo, pretendon se janë të kënaqur me nivelin e treguar nga gjyqtarët.

Lëvizja është bërë për të përmirësuar përvojën e tifozëve dhe të kuptuarit e vendimeve të gjyqtarëve në vijim.

(Kosova Sot Online)