Klubet dhe formati – Gjithçka që duhet të dini për modelin e Superligës Evropiane

  • S.A /
  • 21 December 2023 - 13:19
Klubet dhe formati – Gjithçka që duhet të dini për modelin e Superligës Evropiane

Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që UEFA dhe FIFA kanë vepruar kundër ligjit kur ndaluan Superligën Evropiane dy vjet më parë, që do të thotë se është e hapur rruga për themelimin e një gare të re evropiane jashtë juridiksionit të organizatave kryesore të futbollit në botë, transmeton "Kosova Sot Online".

Pas vendimit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë mbi Superligën Evropiane, reaguan organizatori i garës, UEFA dhe dy klubet e vetme të mbetura si themeluese, Real Madridi dhe Barcelona.

Por, tifozët janë skeptik të dinë tani se si do të organizohej Superliga Evropiane dhe cili do të ishte formati i kësaj gare elitare për klubet evropiane. Si do të duket Superliga? Jo shumë kohë pas vendimit të Gjykatës Evropiane u prezantua koncepti i Superligës. Plani është që në të të garojnë 64 klube, të ndara në tre nivele të garës (Star, Gold and Blue) që në shqip do të thonë “Yll, Ari dhe Kaltër). Te niveli i parë ‘yjet’ do të jenë dy grupe nga tetë ekipe, te niveli i dytë do të jenë gjithashtu dy grupe nga tetë ekipe, ndërsa në nivelin e tretë do të jenë 32 klube, nga to katër grupe me nga tetë skuadra. Gara në Superligë do të ndahej në dy faza. E para do të luhej sipas sistemit të ligës dhe secila skuadër do të luante 14 ndeshje – shtatë në shtëpi dhe shtatë jashtë. Klubet më të suksesshme do të fitonin ‘play-off’-in. Faza e parë (liga) do të fillojë në muajin shtator dhe do të përfundoj në muajin prill. Pastaj nga katër skuadra në dy grupet e nivelit të parë dhe të dytë, si dhe nga dy skuadra të nivelit të tretë do të kualifikohen në fazën e eliminimit direkt, ku nga këtu do t’i zhvillojnë nga dy ndeshje (vendas, mysafir). “Play-off”-et do të luhen në muajin prill dhe maj. Finalja do të zhvillohet në terren neutral. Secili nivel do ta shpall në fund kampionin e saj. Klubet nga gradat më të ulëta do të mund të fitojnë vendosje në ato më të larta, dhe për këtë arsye do të ketë rënie në rangjet më të ulëta. Dy skuadrat e fundit të dy grupeve në Star League zbresin dhe zëvendësohen nga dy finalistët e Gold League, ndërsa dy skuadrat e fundit të Gold League zbresin nga kategoria dhe zëvendësohen nga 2 finalistët e Blue League. Njëzet nga 32 skuadra në Ligën Blu dalin nga gara dhe zëvendësohen nga 20 skuadra të reja bazuar në performancat në ligën e tyre vendase. Gara do të luhet në mesjavë, në përputhje me ligën vendore.

(Kosova Sot Online )