FBK shpall më të mirët e vitit 2023

  • A.P /
  • 21 December 2023 - 21:07
FBK shpall më të mirët e vitit 2023

Federata e Basketbollit e Kosovës ka shpallur sot laureatët e vitit 2023.

Klubi më i mirë në Kosovë u shpall Peja, e cila e fitoi titullin e kaluar gjatë këtij viti dhe pati paraqitje të mira edhe në arenën ndërkombëtare.

Basketbollisti më i mirë u zgjedh Drilon Hajrizi i KB Trepça.

Klubi më i mirë te femrat u shpall KBF Bashkimi, kurse basketbollistja më e mirë Arbnore Perquku

(Kosova Sot Online)