
Lexoni edhe:
Icardi tremb të gjithë, përplasja e frikshme me fytyrë në shtyllën pingule
Xherdan Shaqiri, një prej yjeve më të mëdha të futbollit shqiptar, e po ashtu edhe i Zvicrës, në prag të festave të fundvitit ndodhet në Kosovë ku po kalon disa ditë pushimi, transmeton "Kosova Sot Online".
Këtë ritual futbollisti kosovar që luan për Zvicrën e kryen vazhdimisht në kohë pushimesh.
Gjatë karrierës së tij ka dhuruar momente krenarie, jo vetëm te shqiptarët, por edhe te zviceranët dhe te tifozët e klubeve të huaja ku ka luajtur, si në Zvicër, Gjermani, Angli, Itali, e së fundmi edhe në Amerikë.
Icardi tremb të gjithë, përplasja e frikshme me fytyrë në shtyllën pinguleLexoni edhe:
Mirëpo, futbollisti me famë botërore që ka fituar edhe dy tituj të Ligës së Kampionëve së fundmi është bërë objekt i një veprimi dhe lajmi të pahijshëm.
Ai ka ardhur në Kosovë për pushime dhe në fundjavë kishte dalë për t’u argëtuar në njërën prej klubeve të natës më të njohura në vend, në “Zone Club” në Prishtinë.
Icardi tremb të gjithë, përplasja e frikshme me fytyrë në shtyllën pinguleLexoni edhe:
Mirëpo, Shaqiri me një grup shokësh që e shoqëronin janë detyruar nga sigurimi i diskotekës të dalin jashtë.
Shkak kanë qenë sjelljet e pahijshme të tyre dhe ankesat e të rinjve tjerë prezentë që ishin afër tyre. Madje një figurë publike ka qenë prej të pranishmeve, që është përballur me sjelljen e pahijshme dhe të pakontrolluara të Shaqirit dhe shokëve të tij.
(Kosova Sot Online )