Zhegrova: Francezët po e printojnë flamurin e Kosovës dhe po ma kërkojnë fanellën

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 21:00
Zhegrova: Francezët po e printojnë flamurin e Kosovës dhe po ma kërkojnë fanellën

Edon Zhegrova ka folur për aventurën e tij në Francë te skuadra Lille.

“Çdo lojë e thirrin emrin tim. I shoh kah 5-6 flamuj të Kosovës. Kur e shoh flamurin e Kosovës më jep shumë motiv. Vet francezët e marrin, e printojnë edhe shkruajnë në shqip: Edon të lutëm a bën fanellën tënde. Më bën përshtypje pasi që ata nuk janë shqiptarë. Më jep shumë vullnet e motiv për të vazhduar. Edhe në Francë tash po e njohin Kosovën, flamurin e Kosovës”, tregoi Zhegrova.

(Kosova Sot Online)