Zhegrova për kampin e Milanit: U regjistrova i fundit, dola i pari

  • A.P /
  • 27 December 2023 - 22:49
Zhegrova për kampin e Milanit: U regjistrova i fundit, dola i pari

Edon Zhegrova ka treguar aventurën e tij me kampin e Milanit që u mbajt në Kosovë në vitin 2013, e ku kishte dalë fitues.

200 fëmijë kanë pasë me marr pjesë në Kampin e Milanit. Unë nuk kam qenë i vetëdijshëm që ka me u mbajt hiç. Trajnerin Agim Hoxha vjen e njofton dikush, e mbaj mend kemi qenë në ushtrime. Njoftohet se kampi i Milanit do të mbahet nesër. Trajneri thotë se Edoni duhet të jetë aty patjetër. Kemi shku në stadium të nesërmen, në ditën kur ka pasë me fillu, në stadium të Prishtinës. Hyra në zyre brenda, qëllojnë fati vetëm një palë tesha të Milanit, unë i kam vesh shpejt, e kanë shkru emrin tim. Kam qenë i 200-ti i regjistruar. Edhe në gazeta ka qenë kur u zgjedha më i miri i kampit: U regjistrua i fundit, doli i pari. Ka qenë një kamp shumë i mirë. I kanë zgjedh 5 talentë, unë u zgjodha më i miri. Aty edhe familja filloi të më merrtë më seriozisht. Pesë talentët kemi udhëtu në Milano. Atje ka qenë një turnir me krejt shtetet e botës. E kemi pasë organizimin me kqyr lojën Milan-Chievo nuk e harroj kurrë edhe pas lojës kemi takuar krejt yjet e Milanit. Më dukej si ëndërr.

(Kosova Sot Online)