Lirika Deva me dy medalje në turneun e skijimit në Bansko

  • A.P /
  • 28 December 2023 - 16:50
Lirika Deva me dy medalje në turneun e skijimit në Bansko

Skitarja kosovare, Lirika Deva ka arritur një sukses mjaft të madh këtë fundvit.

Deva ka shkëlqyer në të dy sllallomet, duke i fittuar medaljet e arta në Yulen Cup të garave të kalendarit të FIS.

Turneu u zhvillua në shtetin e Bullgarisë.

Ajo la pas vetes Elena Stoilovan dhe Liliana Pitovan që u pozicionuan në vendin e dytë, respektivisht të tretë.

Pjesëmarrës në këtë turne ishin skitarë nga pesë shtete.

(Kosova Sot Online)