Ndeshja mes Fulhamit dhe Arsenalit e vlefshme për javën e 20-të në Premierligë

  • A.P /
  • 31 December 2023 - 14:37
Ndeshja mes Fulhamit dhe Arsenalit e vlefshme për javën e 20-të në Premierligë

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Fulhamit dhe Arsenalit, e vlefshme për javën e 20-të në Premierligë.

Arsenali kërkon me ngulm fitoren për të marrë të paktën përkohësisht primatin në renditjen tabelare.

Aktualisht, “Topçinjtë” gjenden në vendin e katërt me 40 pikë, dy më pak se Liverpool që prin në renditje.

Kurse, Fulham momentalisht gjendet në pozitën e 14-të me 21 pikë të grumbulluara.

(Kosova Sot Online)