Bashkimi përforcohet me ish-basketbollistin e Trepçës, Will Daniels

  • S.A /
  • 03 January 2024 - 09:40
Bashkimi përforcohet me ish-basketbollistin e Trepçës, Will Daniels

Will Daniels është përforcimi më i ri i Bashkimit. Klubi prizrenas ka njoftuar zyrtarisht sonte për arritjen e marrëveshjes me amerikanin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Daniels është i njohur në vendin tonë pasi sezonin e kaluar ishte pjesë e Trepçës, skuadër me të cilën fitoi Kupën e Kosovës.

Will Daniels luan në pozitat alo dhe alo qendër. Ai është i gjatë 203 centimetra.

(Kosova Sot Online )