Milan mëson kundërshtarin në çerekfinalen e Kupës së Italisë

  • A.P /
  • 03 January 2024 - 22:05
Milan mëson kundërshtarin në çerekfinalen e Kupës së Italisë

Atalanta bind me rezultatin 3-1 ndaj Sassuolos, më skuadrën bergamaske që siguron fazën çerekfinale të Kupës së Italisë, ku e pret Milan-i i Stefano Pioli-t

Sfida u zhbllokua në minutën e 24’ me De Ketelaere që kaloi vendasit në avantazh, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 1-0.

Ndërsa në minutën e 63’ belgu shënoi golin e dytë, duke i dhënë më shumë siguri ekipit të Gasperinit.

Golin e tretë për Atalanta-n e shënoi Miranchuk në minutën e 71’, teksa nga Sassuolo goli i vetëm u realizua në minutën e 90+5’ nga Boloca.

Kështu “derbi i shqiptarëve” mes Gjimshitit dhe Bajramit u fitua nga kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit, ndërsa vlen të theksohet se të dy lojtarët ishin titullarë me skuadrat respektive, me mbrojtësin e Atalanta-s që e luajti të gjithë ndeshjen, teksa mesfushori i Sassuolo-s u zëvendësua në minutën e 75’.

(Kosova Sot Online)