Nadal fiton dhe kualifikohet në çerekfinale të Brisbane International

  • A.P /
  • 04 January 2024 - 21:33
Nadal fiton dhe kualifikohet në çerekfinale të Brisbane International

Rafael Nadal tha se “çdo ditë është një aventurë” pasi ai kaloi në çerekfinale të Brisbane International në kthimin e tij nga një dëmtim i kofshës.

Duke luajtur vetëm ndeshjen e tij të dytë teke pas gati një viti, Nadal ishte në kontroll gjatë një fitoreje 6-1 6-2 ndaj Jason Kubler të Australisë.

“Unë e shfrytëzoj çdo ditë si një mundësi dhe nesër është një tjetër”, tha ai.

Nadal do të luajë me një tjetër australian, Jordan Thompson, në çerekfinale.

(Kosova Sot Online)