Pochettino flet rreth të ardhmes së Armando Brojës

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 21:27
Pochettino flet rreth të ardhmes së Armando Brojës

Armando Broja nuk po kalon formë aspak të mirë tek skuadra e Chelsea, prej që u rikthye nga lëndimi.

Emri i tij po qarkullon nëpër media si njëri nga futbollistët që mund të largohet nga Chelsea në këtë afat kalimtar të janarit.

Por, fillimi i vitit 2024 e sheh atë si sulmuesin kryesor tek ekipi londinez.

Shkuarja e sulmuesit Nicolas Jackson me kombëtaren e tij të Senegalit në Kupën e Afrikës, ka bërë që shqiptari ta ketë tash mundësinë e artë për ta treguar veten.

Në konferencë për media, trajneri Mauricio Pochettino theksoi se Broja është alternativa kryesore e sulmit të tij në këto momente, edhe për faktin se Nkunku nuk ishte riaftësuar ende plotësisht.

‘’Për Armandon, është një mundësi e madhe për aktivizimin e tij. Ai ka mundësinë që të përfshihet më shumë, pasi unë mendoj se ai është një nga sulmuesit tanë kryesorë. Kjo është një mundësi e mirë për të, që të tregojë veten. Ne kemi shumë besim te ai dhe potenciali dhe cilësitë e shkëlqyera që ka’’, ishin fjalët e Pochettinos.

(Kosova Sot Online)