Brazili shkarkon nga detyra e trajnerit Fernando Diniz

  • A.P /
  • 05 January 2024 - 22:50
Brazili shkarkon nga detyra e trajnerit Fernando Diniz

Kombëtarja e Brazilit e ka shkarkuar nga detyra trajnerin Fernando Diniz.

Ai ishte trajner i përkohshëm i kombëtares braziliane, prej se Tite u largua në fund të vitit 2022.

Sipas ”Globo”, vendimi u mor nga presidenti i CBF-së, Ednaldo Rodrigues., i cili u kthye në detyrë me një urdhër të Gjykatës Supreme Federale.

Diniz morri drejtimin e Brazilit më 7 korrik të këtij viti, duke drejtuar ekipin në gjashtë ndeshje, të cilat ishin të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Për gjashtë ndeshje me Brazilin, Diniz arriti dy fitore, një barazim dhe tri humbje.

(Kosova Sot Online)