Futbolli brazilian dhe ai botëror në zi, ndahet nga jeta “Zotëria” i Kupës së Botës

  • S.A /
  • 06 January 2024 - 10:45
Futbolli brazilian dhe ai botëror në zi, ndahet nga jeta “Zotëria” i Kupës së Botës

Futbolli botëror, dhe në veçanti ai brazilian është në zi pasi është ndarë nga jeta në moshën 92-vjeçare, Mario Jorge Lobo Zagallo, transmeton "Kosova sot Online ".

Ky i fundit kishte pasur disa shqetësime shëndetësore në vitin e kaluar duke u shtruar edhe në spital, e tashmë vjen lajmi i keq për ndarjen e tij nga jeta.

Ish-anësori i majtë njihej ndryshe edhe si “Zotëria” i Kupës së Botës duke qenë se këtë trofe e fitoi dy herë si lojtar (1958 dhe 1962) dhe një herë tjetër si trajner duke udhëhequr Selecaon në Botërorin e vitit 1970 aty ku Brazili mposhti në finale 4-1 Italinë.

Por, historia e tij me Botërorët nuk mbyllet me kaq pasi në vitin 1994 ishte koordinator teknik i kombëtares së drejtuar nga Parreira që gjithashtu fitoi Kupën e Botës duke mposhtur edhe një herë tjetër Italinë në finale, këtë pas goditjes së penalltive. Zagallo është kështu edhe i vetmi që e ka fituar Kupën e Botës katër herë, në role të ndryshme.

(Kosova Sot Online )