Timo Werner pritet të rikthehet në Premierligë

  • E.K /
  • 06 January 2024 - 14:45
Timo Werner pritet të rikthehet në Premierligë

Timo Werner mund të rikthehet në Premierligë në janar.

Raportohet se Tottenham është në bisedime me Leipzig për huazimin e sulmuesit gjerman.

Werner thuhet se e ka pranuar ofertën e Tottenhamit, pasi që dëshiron të rikthehet në Angli.

Ai është shumë i interesuar të punojë me trajnerin Ange Postecoglou.

Negociatat po vazhdojnë sot mes Leipzigut dhe Tottenhamit për një marrëveshje huazimi, plus mund të përfshihet edhe një opsion blerjeje në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)