Beckenbauer i cili vdiq sot ishte në Kosovë para 13 vjetësh

  • A.P /
  • 08 January 2024 - 18:11
Beckenbauer i cili vdiq sot ishte në Kosovë para 13 vjetësh

Në moshën 78-vjeç ka vdekur legjenda e futbollit, Franz Beckenbauer.

Legjenda gjermane ka vdekur gjatë ditës së djeshme ka njoftuar gazeta gjermane Bild.

Vdekja e djalit të tij Stephan (46) në vitin 2015 dhe thashethemet për Kupën e Botës 2006 e ndikuan atë.

Që atëherë, edhe shëndeti i tij është përkeqësuar. Infarkti i syrit, operacionet e zemrës, plus sëmundja e Parkinsonit.

Gjermania i thotë lamtumirë futbollistit më të madh gjerman. Kampion bote si lojtar më 1974 dhe si trajner në 1990.

Vlen të ceket se, Franz Beckenbauer para 13 vjetësh ishte në vizitë në Kosovë kur futbolli kosovar ishte i izoluar në katër anët, kurse legjenda ishte anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s.

(Kosova Sot Online)