Rashica shënon gol dhe kalon Besiktasin në avantazh

  • A.P /
  • 09 January 2024 - 18:17
Rashica shënon gol dhe kalon Besiktasin në avantazh

Milot Rashica ka shënuar gol për Besiktasin, duke kaluar ekipin e tij në avantazh prej 0:1.

Rashica realizoi një super gol që në minutën e katërt të takimit, të vlefshëm për Superligën turke.

Besiktas është mysafir i Rizersporit, në kuadër të xhiros së 19-të.

Në 12 ndeshjet e këtij edicioni, Rashica ka shënuar dy gola e ka bërë dy asiste.

(Kosova Sot Online)