
Al-Khelaifi: Messi nuk tregoi respekt ndaj PSG-së

Lionel Messi u largua nga Paris Saint-Germaini gjatë verës së vitit të kaluar pa arritur të linte gjurmë.
Madje, ylli argjentinas u largua prej Parisit në mënyrën më të keqe të mundshme.
Ai u kontestua nga tifozët, të cilët nuk ishin të kënaqur me paraqitjet e tij.
Dhe, kur u largua nga “Parku i Princave”, Messi nuk tregoi respekt për parisienët dhe nuk i përmendi askund.
“Nëse dikush flet keq për PSG-në pas largimit, kjo nuk është e mirë. Ky nuk është respekt”, deklaroi Al-Khelaifi.
Messi i kaloi dy vjet në PSG, ku ishte transferuar si lojtar i lirë.
Më pas, gjatë verës iu bashkua Inter Miamit, duke i dhënë fund eksperiencës evropiane.
(Kosova Sot Online)