Ancelotti: Mund të humbasësh, por kurrë nuk duhet hequr dorë

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 18:51
Ancelotti: Mund të humbasësh, por kurrë nuk duhet hequr dorë

Real Madrid shkoi në finalen e Superkupës së Spanjës pas fitores 5-3 ndaj Atletico Madrid në derbin e luajtur në Riad të Arabisë Saudite.

Një ndeshje e vendosur pas 120 minutave shtesë, ku dy herë “los blancos” përmbysën dizavantazhin e “colchoneros”, për të arritur një fitore të madhe.
“Uroj që kjo ndeshje t’u shërbejë më të rinjve. Mund të humbasësh, por kurrë nuk duhet hequr dorë”.

Është ky komenti i bërë sot nga trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti.“Tensioni në të tilla ndeshje është i jashtëzakonshëm, ndeshja ishte shumë e fortë. Fituam pasi kishim më shumë energji në fund. Të tilla sfida na motivojnë. Zëvendësimet luajtën një rol kyç.

Më tej Ancelotti foli për golat e pësuar, që në këtë sezon kanë qenë të shumta për ekipin e tij në çdo kompeticion:

“Pësimi i golave më shqetëson, skuadra duhet të përmirësohet, por duhet të tregohemi të qetë. 90 minuta na kanë ngelur për këtë trofe, përmbysjet janë në ADN-në e këtij klubi”.

I pyetur për lënien në stol të Toni Kroos dhe aktivizimin e Luka Modric, trajneri italian u shpreh shumë shkurt:

“Toni kishte probleme përpara ndeshjes dhe nuk ishte i freskët, e vërteta është se zgjedhjet të zëvendësimet janë gjithnjë të vështira”-mbylli deklaratën e tij Carlo Ancelotti”.

(Kosova Sot Online)