Barcelona mposht Osasunan

  • A.P /
  • 11 January 2024 - 22:18
Barcelona mposht Osasunan

Barcelona është finalisti i dytë i Superkupës së Spanjës.

Katalonasit triumfuan 2:0 ndaj Osasunas në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arabinë Saudite.

Pjesa e parë u mbyll pa gola të shënuar.

Lewandowski kaloi katalonasit në epërsi në minutën e 59-të të takimit.

E krejt në fund, Yamal realizoi për 2:0 në minutat shtesë.

Kësisoj, Barcelona me këtë fitore kualifikohet në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku do ta presë Real Madridi që dje e mundi Atletico Madridin.

“El Clasico” do të luhet të dielën.

(Kosova Sot Online)