Zhegrova shënon gol të bukur në fitoren e Lille

  • A.P /
  • 14 January 2024 - 15:09
Zhegrova shënon gol të bukur në fitoren e Lille

Lille ka shënuar fitore të lehtë 3:0 në shtëpi ndaj Lorient në kuadër të javës së 18-të në Ligue 1.

David dhe Cabella shënuan golat e parë për vendasit.

E ylli kosovar, Edon Zhegrova shënoi një gol të bukur në stilin e tij në minutën e tretë shtesë për epilogun e këtij takimi.

Me këtë fitore, Lille tani ka 31 pikë në vendin e pestë në tabelë. 

(Kosova Sot Online)