Kanë kaluar 12 orë nga momenti kur u zgjodh më i miri i botës, ende asnjë reagim nga Messi!

  • S.A /
  • 16 January 2024 - 10:26
Kanë kaluar 12 orë nga momenti kur u zgjodh më i miri i botës, ende asnjë reagim nga Messi!

Lionel Messi u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit 2023 i FIFA-s. Ylli argjentinas e mposhti konkurrentin kryesor, Erling Haaland, me të cilin i kishte votat e njëjta, por që vendosën votat e kapitenëve, derisa Kylian Mbappe përfundoi i treti, transmeton "Kosovas Sot Online ".

36 vjeçari nuk ishte fare prezent në ceremoninë e mbajtur në Londër duke preferuar të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta vazhduar fazën përgatitore.

Deri tash, edhe pse kanë kaluar 12 orë që kur u zgjodh më i miri i vitit që shkoi, tetë herë fituesi i Topit të Artë “nuk është bërë i gjallë” pasi nuk e ka bërë asnjë postim në rrjetet sociale. Ndërkohë, postim bëri klubi i tij, Inter Miami. “Më i miri i jonë, më i miri”, shkroi klubi amerikan. Messi e fitoi këtë trofe për herë të tetë në karrierë ndonëse pati kontestime pasi një pjesë e tifozëve menduan se ky çmim “iu vodh” Erling Haalandit.

(Kosova Sot Online )