Edhe Granit Xhaka në mesin e kapitenëve të Kombëtareve që e votuan Messin me pikë maksimale për futbollist të vitit

  • S.A /
  • 16 January 2024 - 10:13
Edhe  Granit Xhaka në mesin e kapitenëve të Kombëtareve që e votuan Messin me pikë maksimale për futbollist të vitit

Lionel Messi u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë në botë i vitit 2023 nga FIFA. Ylli argjentinas e mposhti rivalin kryesor, Erling Haaland, ndërsa në pozitën e tretë përfundoi Kylian Mbappe, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndonëse kishte pikë të njëjta me sulmuesin e Manchester Cityt, tetë herë fituesi i Topit të Artë triumfoi falë pikëve të marra nga kapitenët e Kombëtareve.

E njëri prej këtyre kapitenëve që i dha pikë maksimale futbollistit të Inter Miamit ishte edhe Granit Xhaka.

FIFA i ka publikuar krejt votat, ndërsa tek ato të kapitenëve shihet edhe emri i yllit kosovar, i cili e ndihmoi përfaqësuesin argjentinas që të zgjidhej më i miri i vitit.

Më poshtë mund ta shihni listën e kapitenëve të Kombëtareve që i dhanë pikë maksimale 36 vjeçarit: Kylian Mbappe, Mohamed Salah, Luka Modric, Harry Kane, Virgil van Dijk, Jan Oblak, Robert Leëandoëski, Gianluigi Donnarumma, Son Heung-min, Christian Pulisic, Federico Valverde, Romelu Lukaku, Andreë Robertson, Falcao e Granit Xhaka.

(Kosova Sot Online )