Xhaka ëndërron të luajë sërish me Taulantin

  • A.P /
  • 16 January 2024 - 17:06
Xhaka ëndërron të luajë sërish me Taulantin

Granit Xhaka ka bërë tifozët e Baselit që të ëndërrojnë. Ai nuk ka përjashtuar mundësinë që të pensionohet te klubi zviceran.

Mesfushori nga Kosova është pjesë e Bayer Leverkusenit nga vera e vitit të kaluar, teksa ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

Në një intervistë për “Blick”, Xhaka u pyet për një rikthim të mundshëm te Baseli – aty ku edhe ka nisur karrierën e tij.

“Kur të mbarojë kontrata ime me Leverkusenin, do të jem gati 36 vjeç. Le të shohim nëse kam akoma dëshirë të luaj futboll”, tha fillimisht 31-vjeçari.

“Por, të luash sërish bashkë me Taulantin (vëllain e tij) me uniformën kuqeblu të FCB-së është një ëndërr. Dhe deri më tani pothuajse të gjitha ëndrrat e mia janë realizuar”, deklaroi kapiteni i Zvicrës.

Xhaka me ekipin e parë të Baselit kishte debutuar në vitin 2010, kurse pas më 2012 ishte transferuar te Borussia Monchengladbach.

Granit Xhaka nga viti 2016 deri më 2023 ishte e pjesë e gjigantit anglez, Arsenali.

(Kosova Sot Online)